Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Grabitje në “Zemrën” e Parisit, mbyllet menjëherë Muzeu i Luvrit/ Hetimet vijojnë
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Muzeun e Luvrit, një prej institucioneve më të njohura kulturore në botë, i vendosur në zemër të Parisit. Lajmi u konfirmua nga vetë Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Nuk ka lëndime për t’u raportuar,” – shkroi ajo: “Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe forcat e rendit. Hetimet janë në zhvillim.” Në një njoftim zyrtar në platformën X (ish-Twitter), Muzeu i Luvrit njoftoi se: “Muzeu do të qëndrojë i mbyllur sot për arsye të jashtëzakonshme.” Deri më tani, nuk dihet ende saktësisht çfarë është marrë gjatë grabitjes, apo nëse ndonjë vepër arti është dëmtuar apo zhdukur. Luvri është shtëpia e disa prej veprave më të famshme në historinë...