Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë
Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. 50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi babain e tij të moshuar. Ai është arrestuar në flagrancë nga forcat blu, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi rastin. Mbi 50-vjeçarin banues në Lushnjë, rëndon akuza për veprën penale "Dhunë në famijle". “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme." njofton polica.