Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i rezervohet një pritje e përzemërt gjatë vizitës në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali

Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i rezervohet një pritje e përzemërt gjatë vizitës në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni. “Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe diaspora e re shqiptare.Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin...