Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të kalonte mbi 700 mijë euro pa deklaruar, kapet në kufirin kroat shqiptari. I kishte fshehur në…
Një shumë e madhe parash u sekuestruan dhe një shqiptar u arrestua në kufirin Kroaci-Bosnjë. Nga kontrollet në pikën doganore Karasovići, policia gjeti të fshehura në automjetin që drejtohej nga një shqiptar, 702,435 euro. Automjeti po largohej nga Kroacia me destinacion Malin e Zi. Kjo është shumë më me madhe e parave cash të sekuestruara në kufijtë kroatë, raportojnë mediat vendase. “Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë.”-njofton Dogana e Kroacisë. Shoferi shqiptar, u mundua që t’i shmangej policisë, por u kap në kohë nga autoritetet doganore. Identiteti i tij nuk është bërë me dije për mediat, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen...