U kapën me 10 kg hashash për shitje, në pranga 2 persona në Fushë-Krujë! Sekuestrohet dhe armë zjarri pa leje

U kapën me 10 kg hashash për shitje, në pranga 2 persona në Fushë-Krujë! Sekuestrohet dhe armë zjarri pa leje

Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor ‘Nikël-Fushë Krujë’ të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike e armëmbajtje pa leje.  34-vjeçari Sh. H., dhe 43-vjeçari me iniciale I. T., u arrestuan teksa po transportonin me qëllim shitjen, 10 kilogramë kanabis të ndarë në 2 thasë.  Gjatë kontrolleve në banesën e 34-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje si dhe 3 celularë.  “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.  Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.  Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.  Në...