Aksidenti tragjik i mori jetën të vëllait, Tan Brama “shpërthen” në lot: Nuk mendoja që do ikte në atë mënyrë, ishte gjithmonë i qeshur (Video)

Aksidenti tragjik i mori jetën të vëllait, Tan Brama “shpërthen” në lot: Nuk mendoja që do ikte në atë mënyrë, ishte gjithmonë i qeshur (Video)

Në një intervistë prekëse në “S’e Luan Topi”, koreografi i njohur, Tan Brama, nuk i mbajti dot lotët në momentin kur u ndal të fliste për familjen e tij.  Ai tregoi momentin e dhimbshëm kur vëllai i tij i madh, Naimi, u nda nga jeta 6 vite më parë në një aksident në një ashensor.  “Mënyra se si ka ikur… Një aksident… Nuk kam folur ndonjëherë. Edhe te Big-u nuk e kam përmendur, e ruaja gjithmonë. Ndjesë! Është shumë e vështirë të flasësh. Ka qenë e vështirë, sepse ai ishte shumë i dashur, punëtor, alegro, gjithmonë i qeshur. Nuk ma mori mendja që do ikte në atë lloj mënyre. Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Unë isha në prova në mëngjes. Aty e mora lajmin. Dua të flas...