Skandali në familjen mbretërore, Princi Andrew anulon në momentin e fundit festën luksoze të ditëlindjes së ish-bashkëshortes

Skandali në familjen mbretërore, Princi Andrew anulon në momentin e fundit festën luksoze të ditëlindjes së ish-bashkëshortes

Princi Andrew është rikthyer në qendër të polemikave, ndërsa skandali seksual i lidhur me Jeffrey Epstein vazhdon të hedhë hije të rënda mbi familjen mbretërore britanike. Në panik dhe përballë një stuhie të re mediatike, Andrew anuloi në minutën e fundit një festë luksoze për ditëlindjen e 66-të të ish-bashkëshortes së tij, Sarah Ferguson, e parashikuar të mbahej të mërkurën e kaluar në rezidencën e tyre në Windsor. Burime pranë pallatit raportojnë se vendimi për të shtyrë festën erdhi ndërsa Princi Andrew përballej me thirrje të shtuara për të hequr dorë nga titujt mbretërorë, përfshirë atë të Dukës së Jorkut dhe rolin e tij si anëtar i Urdhrit të Garterit, një nga nderimet më të larta të kurorës britanike. Presioni ndaj Andrew-t ka arritur një...