Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete, arrestohen në flagracë 2 persona në Nikël

Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete, arrestohen në flagracë 2 persona në Nikël

arrestimi FUSHË-KRUJË-Shaban Haka dhe Ilir Topalli janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike. Në mjetin e tyre tip “Wolswagen”, u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë dhe një armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edh etre aparate celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”. Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në...