Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Marifet socialist”/ Shembja e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, reagon deputetja: Abuzim me pronat publike
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS). “Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku. Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me...