Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Marrim përsipër infrastrukturën e godinave të reja të drejtësisë”, Rama: Hapësirat publike? Operacion në çdo pjesë të organizimit urban të vendit
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet. Ai u ndal edhe te infrastrukturat e godinave të reja të drejtësisë, një “mision” që sipas tij, qeveria do e merrte gjithashtu përsipër. Rama gjithashtu foli edhe për operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit. “Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, për shkak të pavarësisë së plotë, ndër ato të çalat e veta, ka edhe po themi dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës. Përfundimisht kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të re të godinave...