Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI. Ja çfarë tregojnë sondazhet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI. Ja çfarë tregojnë sondazhet

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale mbahen edhe ne komunat shqiptare te Maqedonise se Veriut. Sipas sondazheve, partia VMRO-DPMNE parashikohet te marre rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik per Integrimin me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind. Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë...