Korrupsioni qeveritar/ Prokuroria ‘shkrin’ Ministrinë e Bujqësisë, dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë

Korrupsioni qeveritar/ Prokuroria ‘shkrin’ Ministrinë e Bujqësisë, dërgon në gjyq 20 nëpunës publikë

Prokuroria e  Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat ne Ministrine e Bujqesise.  Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069, i vitit 2025, dhe kanë në fokus shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., dhe A.A. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH. Prokuroria thote se procedurat janë zhvilluar kryesisht me negociim pa shpallje paraprake,...