Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Asnjë negociatë/ Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve
Greva e urisë së naftëtarëve në Marinzë, Fier ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjendja shëndetësore e 10 grevistëve vazhdon të rëndohet. Një prej grevistëve ka shfaqur simptoma virozë dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore. Burime raportojnë se një ditë më parë, ekipi shëndetësor ka vizituar grevistët dhe një prej tyre ka marrë injeksion për shkak të përkeqësimit të gjendjes fizike. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë tentativë për negociata nga kompania me të cilën grevistët janë në konflikt. Jashtë godinës ku po mbahet greva, qindra naftëtarë të tjerë vijojnë protestën pa afat, duke bojkotuar punën. Aktualisht rreth 400 puse të prodhimit të naftës kanë mbetur pa mbikëqyrje, duke rritur rrezikun për pasoja ekonomike dhe mjedisore. Naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa...