E rëndë në Korçë! Një person hidhet nga kati i katërt i pallatit dhe humb jetën

E rëndë në Korçë! Një person hidhet nga kati i katërt i pallatit dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati. 70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë. Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.