Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aeroporti i Vlorës nën hetim? “Shpërthen” Behgjet Pacolli: Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira
Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe gjithashtu pronar i 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës, ka bërë përsëri një reagim për zhvillimet e fundit në investimin e aeroportit, ku së fundi thuhet se ka edhe një hetim të nisur nga Prokuroria e Tiranës. Pacolli shprehet i indinjuar në postimin e tij në “Facebook”, ku ka folur për “thashethemet” mbi një proces gjyqësor të nisur ndaj tij si shkak i aeroportit. Kujtojmë se në media kanë qarkulluar lajme se Gjykata e Tiranës ka pezulluar veprimtarinë e kompanisë Mabco Construction S.A., për shkak të një veprimtarie të fshehtë, e zhvilluar në këtë investim privat në infrastrukturën publike. “Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë,...