Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
E Para/ Gjashtë sfida të ekuilibruara, debutojnë Çela e Devolli
Nëse ka një javë e gjitha për t’u eksploruar ajo përkon me këtë raund të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajnë jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024). Aty ku askush nuk di të thotë se si mund të shkojnë. Pa harruar Ilirinë e Fushë Krujës që ka po aq pikë sa kurbinasit, 10-të. Në kalendar edhe ekipi i Dritan Smajlit figuron udhëtues mirpo paraprakisht ata luajnë në shtëpi pasi derbin me Kastriotin e luajnë në stadiumin e tyre. Sfidë interesante edhe ajo ndërmjet Apolonisë dhe Burrelit me skuadrat që ndahen me vetëm një pikë. Po me një pikë diferencë përballen në Peshkopi, Korabi me Lushnjën. Ndërkohë...