Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit…

Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit…

Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një përparim të rëndësishëm në fushën e shëndetit të trurit dhe parandalimit të çrregullimeve si Sëmundja e Alzheimerit. Një studim i publikuar së fundmi në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se një dietë mesdhetare e përforcuar me përbërës “jeshil”, siç është çaji jeshil, ishte e lidhur me një ngadalësim të dëmtimeve të strukturës së trurit. Çfarë përfshinte studimi? Studimi i njohur si DIRECT PLUS ishte i gjatë, 18 muaj, në të cilin u përfshinë rreth 284 persona me obezitet abdominal dhe dislipidemi (mesatarisht 51 vjeç, BMI=31.2). Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: Një grup që ndoqi udhëzimet standarde për ushqim të shëndetshëm. Një grup që ndoqi një dietë tradicionale mesdhetare (me reduktim të mishit të kuq, konsum...