Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pavarësi pa llogaridhënie?”, ish-ministri Beqaj letër të hapur: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë në Kuvend
Në një letër të hapur të publikuar nga avokati i tij, Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht nën regjim të kufizuar, shpreh kritika ndaj mënyrës sesi Kuvendi ka trajtuar raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në këtë letër, Beqaj thotë se pavarësia e institucioneve si KLGJ, KLP, ILD apo SPAK nuk mund të përdoret si justifikim për mungesën e llogaridhënies para Kuvendit. Ai ngre një sërë pyetjesh mbi vendimmarrjen gjyqësore. Sipas Beqajt, ‘raportimet kanë degraduar në seanca formale, ku as deputetët nuk bëjnë pyetjet që duhet, as drejtuesit e institucioneve nuk japin përgjigje thelbësore’. “Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje”, shkruan ai, duke listuar 19 pyetje kyçe që, sipas tij, tregojnë dështimin e një mekanizmi të rëndësishëm...