Kosovë/ Pamje nga operacioni i Prokurorisë Speciale në veri të vendit – Kontrolle në 9 zona

Kosovë/ Pamje nga operacioni i Prokurorisë Speciale në veri të vendit – Kontrolle në 9 zona

Mëngjesin e sotëm, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, u bë e ditur se në veriun e vendit, më saktësisht në komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, është duke u zhvilluar një operacion i gjerë. Nga Prokuroria u theksuar se përmes operacionit janë duke kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, shkruan Gazeta Express. Veprat penale për të cilat bëhet fjalë janë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; dhe, Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Lidhur me rastin, ‘’Jepi zë’’ ka ndarë pamje nga operacioni atje.