Netanyahu: Lufta në Gaza do përfundojnë kur Hamasi të çarmatoset! Do kandidoj përsëri për kryeministër

Netanyahu: Lufta në Gaza do përfundojnë kur Hamasi të çarmatoset! Do kandidoj përsëri për kryeministër

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta kundër Hamasit do të përfundojë vetëm pasi të zbatohet faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, e cila përfshin çmilitarizimin e plotë të Hamasit. Në një intervistë për Channel 14, Netanyahu u shpreh se “faza e dytë nënkupton çarmatosjen e Hamasit, ose më saktë, çmilitarizimin e Gazës dhe konfiskimin e të gjitha armëve të tyre”. “Sapo kjo të përfundojë me sukses, shpresoj në mënyrë të thjeshtë, por nëse duhet, edhe me forcë, atëherë lufta do të përfundojë,” shtoi ai. Netanyahu, i cili aktualisht përballet me akuza për korrupsion në një proces gjyqësor të hapur, konfirmoi gjithashtu se do të kandidojë sërish për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i...