Skandal në gjyq/ Arrestohet avokati se kundërshtoi provën e prokurorit, ja çfarë zbuloi kamera e sigurisë

Skandal në gjyq/ Arrestohet avokati se kundërshtoi provën e prokurorit, ja çfarë zbuloi kamera e sigurisë

Zbardhen detaje nga seanca që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit. Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj...