Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“E paprecedentë”, Dhoma e Avokatëve reagon pasi prokurori arreston avokatin në sallën e gjyqit
Ditën e djeshme, avokati Ulian Barjami është arrestuar në Elbasan pas seancës gjyqësore ku përfaqësonte klientin e tij, Maksim Suçin, pjesë e grupit prej 14 personash të arrestuar më parë në një lokal të qytetit. Gjatë seancës, Barjami ka kundërshtuar provat që e lidhnin klientin me incidentin, duke deklaruar se ato janë të falsifikuara dhe duke paralajmëruar kallëzim penal kundër prokurorit Gjergji Ceka. Sipas tij, procesverbali i paraqitur në gjykatë nuk pasqyronte realitetin e ngjarjes, ku klienti nuk kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Reagimi i prokurori ka urdhëruar arrestimin e avokatit dhe duke përfshirë policinë gjyqësore. Pas disa orësh në komisariat, Barjami u ndalua zyrtarisht për akuzat: “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”. Ndërkohë Dhoma...