Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Buqetë me poezi të Hida Halimit: M’u thaftë dora Prishtinë
Ju ftojmë të lexoni këtë cikël të zgjedhur poezish të Hida Halimit , titulluar nga autorja “M’U THAFTË DORA PRISHTINË“Ti pas meje n’Atlantikun 99 Të kundroj tek kërcas gishtërinjtë,N’skaj bote, nga një kënd i një farë shtëpie,Që prej se të lashë Prishtinë.Ku jam e ç’kohë bën, për mua s’lëviz gjë.Sa herë zgjohem nga ky shtrat mërgate që Zoti e disa veta gërhinë në të,e lyp pamjen që e lashë po s’më braktisi.Të shoh ty:Pas terrasës me trëndafilë të ngrirë,Shtresë e hollë bore që gdhinë në qytetin ku cicërojnë fëmijët,Ku shahen për një çamçakëz,Ndarë padrejtësisht me dhëmbë…Dhe krejt vetëm unë e ti Ku e thyen qafën miqtë e mirë,Orë e heshtjes i shitoi, s’flet kushpër “Bukurinë e zezë”për poetët që i vramë,Përse i zdritën netët e...