Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënoi prokurorin, bie në pranga avokati i njohur
Ditën e djeshme është arrestuar në Elbasan, Ulian Barjami, avokati mbrojtës i Maksim Suçit, njërit prej personave që Gjykata e Elbasanit i caktoi masën “arrest në shtëpi”, si pjesë e grupit prej 14 personash të arrestuar në një lokal të këtij qyteti, të cilët ishin të armatosur. Avokati Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Reagimi i Dhomës së Avokatisë: Avokati kundërshton provat e falsifikuara në gjykim, Prokurori e arreston për kanosje! Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit. Nga sa Dhoma...