Debate me prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati në Elbasan

Debate me prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati në Elbasan

Avokati U. Barjami është arrestuar këtë të shtunë pas një debati të zhvilluar me një prokuror ditën e djeshme gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore në Elbasan. Ndër të tjera, në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet: Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M.S, seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja M.Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gj.Ceka. Avokati mbrojtës, U.Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku...