Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po bëjmë diçka të madhe”/ Kandidati Florjan Binaj mesazh për qytetarët e Tiranës: Mbështetja juaj, elektrizuese
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga opozita, i është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të kryeqytetit. Binaj ka falenderuar gjithë ata që e kanë mbështetur, duke i dërguar edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se ka marrë mesazhe frymëzuese dhe prekëse dhe se mbështetja që ka marrë ka qenë elektrizuese. ‘E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe’-thotë Binaj. “Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale. I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam...