Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkatërrohet nëndetësja e madhe me drogë nga Kolumbia, reagon Trump: Ishte nderi im
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar këtë të shtunë lidhur me një operacion ushtarak të ndërmarrë kundër një nëndetëseje të mbushur me lëndë narkotike që, sipas tij, po i drejtohej SHBA-së përmes një rruge të njohur të trafikut të drogës. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, Trump shkruan: “Ishte nderi im i madh të shkatërroja një nëndetëse shumë të madhe TË MBUSHUR ME DROGË, e cila po lundronte drejt Shteteve të Bashkuara në një nga rrugët më të njohura të trafikimit të drogës. Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanil dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm. Brenda saj ndodheshin katër narkoterroristë të njohur. Dy prej tyre u vranë. Të paktën 25,000 amerikanë do...