Trump refuzon raketat ‘Tomahawk’ për Ukrainën: Mund të shkaktojë përshkallëzim

Trump refuzon raketat ‘Tomahawk’ për Ukrainën: Mund të shkaktojë përshkallëzim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur rezerva të forta për dërgimin e raketave lundruese “Tomahawk” në Ukrainë, një kërkesë e bërë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Trump e konsideroi këtë veprim të parakohshëm dhe rrezik për përshkallëzim. “Shpresoj të mos kemi nevojë për to,” tha Trump gjatë takimit me Zelenskyn. “Shpresojmë që do të jemi në gjendje ta përfundojmë luftën pa diskutuar për Tomahawk-ët.” Dronët në këmbim të raketave Në konferencën për shtyp, Presidenti Zelensky kishte propozuar që Ukraina mund ta furnizonte SHBA-në me dronë në këmbim të raketave Tomahawk. Megjithatë, Trump theksoi se këto raketa janë “armë shumë të rrezikshme” dhe se dërgimi i tyre mund të çojë në një përshkallëzim të situatës. Ai gjithashtu përmendi se SHBA-ja ka...