Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev
Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë radhë u mbyll pa tension e bujë, por edhe pa lajme të mira për Ukrainën. Zelensky shkoi për të marrë raketat tomahawk, por u largua duarbosh nga Uashingtoni, duke ngjallur zhgënjim në Kiev. Biseda me Trump “ishte e mprehtë”, shkroi Zelensky, por ky nuk ishte takimi që pala ukrainase priste, megjithatë negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme në Budapest të Hungarisë, ku do të ketë takime diplomatike mes SHBA dhe Rusisë, si dhe një takim të dy presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin. Megjithatë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhe, Zelensky nuk përjashtoi mundësinë që Trump të ndryshojë sërish mendim në të ardhmen për raketat. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha...