Përplasjet në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Bardhit për 30 ditë: Ofendoi Peleshin

Përplasjet në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Bardhit për 30 ditë: Ofendoi Peleshin

Përjashtim 30 ditë nga punimet e Kuvendit, kanë kërkuar 14 deputetë socialistë, për kreun e grupit të PD-së Gazmend Bardhin, përmes një shkrese zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Deputetët argumentojnë kërkesën e tyre, duke u shprehur se Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar kryeparlamentarin dhe duke krijuar kaos në sallë me ndërhyrjet dhe tonet e larta. “Në seancën e datës 16 tetor 2025, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime që përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe etikës parlamentare”, thuhet në shkresën ku kërkohet edhe mbledhja e Sekretariatit të...