Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD mbështet një kandidat pa strategji? Këlliçi: As ne demokratët nuk e dimë, do e marrim vesh nga mediat
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv ka zbuluar se ditën e djeshme PD ka mbyllur takimin paraprak në Tiranë, në lidhje me zgjedhjet e 9 nëntorit, në të gjitha degët e kryeqytetit. Këlliçi tha se një pjesë e takimeve janë drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe pjesa tjetër nga deputetët demorkatë të Tiranës. Demokrati tha se të gjithë janë në terren dhe i dinë mjaft qartë detyrat organizative për zgjedhjet e 9 nëntorit. “Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbyllur në Tiranë takimin paraprak për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e Tiranës. Pra, në një pjesë të takimeve ka qenë zoti Noka si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun Tiranë. Në...