Takimi Trump–Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/ Pa tension dhe pa mbështetje të re për Ukrainën

Takimi Trump–Zelensky në Shtëpinë e Bardhë/ Pa tension dhe pa mbështetje të re për Ukrainën

Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 18:58 Takimi i zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi pa përplasje publike, por edhe pa rezultate konkrete në drejtim të ndihmës ushtarake për Kievin. Zelensky kishte shpresuar të siguronte raketa “Tomahawk” për forcat ukrainase, por u largua nga Uashingtoni pa marrë garanci për dërgimin e tyre, gjë që ka shkaktuar zhgënjim në Kiev. Në një deklaratë pas takimit, presidenti ukrainas e përshkroi bisedën si “të mprehtë”, por theksoi se dialogu do të vazhdojë javën e ardhshme në Budapest, ku pritet të zhvillohen takime diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë, si dhe një samiti i mundshëm mes Trump dhe Putin. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot...