Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare analisti amerikan, Janusz Bugajski
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, njohësi i çështjeve euroatlantike dhe të Ballkanit si dhe mbrojtës i demokracisë e lirisë së shtypit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik ish-drejtori i VOA-s për Evropë dhe Euroazi, Elez Biberaj. “U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin...