SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, zbardhen akuzat ndaj 33 të pandehurve

SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, zbardhen akuzat ndaj 33 të pandehurve

SPAK dërgoi dosjen me 33 të pandehur në Gjykatën e Posaçme, me në krye vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, si drejtues të organizatës, që trafikonte kokainë nga Amerika Latine, në vendet e Europës dhe Angli. Grupi kriminal u zbulua nga bisedat në aplikacionin SKY ECC, ku u zbërthyen dhe lidhjet me elementë të drejtësisë apo Policisë së Shtetit. Përveç drejtuesve dhe anëtarëve të organizatës kriminale, në gjyq u dërguan edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë, si dhe disa punonjës policie në Durrës e Elbasan, që kishin ndihmuar grupin e strukturuar. Sipas SPAK, veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal kishte nisur që nga viti 2006. “Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të...