Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shpërthen granata te ullinjtë në Himarë, dëmtohet 85‑vjeçari
Foto nga vendngjarja HIMARË- Një granatë ka plasur pasditen e sotme në lagjen Livadhë të Himarës. Bëhet me dije se granata ndodhej në tokën e një të moshuari. 85-vjeçari ka qenë duke punuar në ullishten e tij, ku dhe ka marrë dëmtime në këmbë. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI I POLICISË: Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për...