Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KQZ nis publikimin e votave me postë, LDK kryeson në Dragash, VV në Shtime dhe Mitrovicë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot publikimin e rezultateve të votave me postë për zgjedhjet lokale në disa komuna të Kosovës, ndërsa procesi i numërimit dhe verifikimit pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim. Rezultatet e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të ndryshme të partive në varësi të komunës: Në komunën e Dragashit, ku numërimi i votave me postë ka përfunduar (100%), rezultatet janë si vijon: Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini, prin bindshëm me 1,181 vota (55.92%). Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, me 537 vota (25.43%). Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Filiz Mustafa, ka marrë 350 vota (16.57%). Edhe në Shtime janë publikuar rezultatet finale të votave me postë, ku përpara...