Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Humbje e madhe në botën e humorit: Ndërron jetë komediani Steve Bridges
Një nga emrat më të dashur të humorit amerikan në rrjetet sociale, Steve Bridges, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja e tij, Chelsey, përmes një videoje emocionale të postuar në TikTok, ku Bridges kishte mbledhur mbi 2 milionë ndjekës falë skeçeve të tij të veçanta dhe stilit origjinal në video të shkurtra komike. Chelsey bëri të ditur se ai ndërroi jetë më 15 tetor, “i qetë në gjumë”, teksa po pushonte në divan në shtëpinë e tyre në Peoria, Illinois. Policia lokale ka konfirmuar se vdekja e tij ka qenë natyrale. “Ajo që shihnit në internet ishin vetëm personazhet që ai krijonte… Në të vërtetë, ai ishte babai më i dashur dhe bashkëshorti më i mirë,” u shpreh ajo...