“Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

“Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka mbështetur në rrjetet sociale protestën që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet europiane. Krasniqi apelon që të gjitha partitë politike të flasin me të njëjtën gjuhë për UÇK-në, pasi historia e luftës për liri nuk mund të rishkruhet. Tv Klan