Gara e 9 nëntorit, regjistrohen partitë dhe 6 kandidatë të pavarur

Gara e 9 nëntorit, regjistrohen partitë dhe 6 kandidatë të pavarur

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit do të ketë 6 kandidatë të pavarur. Nga regjistrimet e bëra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç subjekteve politike, kanë depozituar kërkesat e tyre edhe 6 komisione nismëtare për mbledhjen e firmave për kandidatët e pavarur në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Përveç kandidatëve të opozitës që do të regjistrohen si të pavarur dhe do të mbështeten nga PD, surpriza vjen nga bashkia Mat, ku do të ketë dy kandidatë të pavarur përballë kandidatit të regjistruar me logon e PS. Bëhet fjalë për kryetare e Forumit të Gruas së PS, Suzana Hoti, e cila ka regjistruar në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur. Mësohet se Hoti ka...