Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kamber Sulçaj, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë, pasi akuzohet si autor i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e 26 shtatorit. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Entela Selmanaj, teksa Sulçaj akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike”. Mësohet se gjatë gjithë seancës së sotme, Kamber Sulçaj ka zgjedhur të heshtë para togave të zeza, teksa nuk foli as në momentin kur u dorëzua para Policisë. Avokati i tij i ardhur nga Vlora, Arsen Zotaj, i ka kërkuar trupit gjykues të merret parasysh fakti i vetëdorëzimit,...