Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë se po hakmerret me shkarkime nga puna

Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet në bisedime, duke pretenduar se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore. “Jo vetem që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke ka nisur edhe të hakmerret ndaj nesh. Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim dhe pastaj na kanë kominikuar vendimin përmes telefonit,” tha minatori Dritan Lleshi. “Pretendimi është se kemi bojkotuar punën pa paralajmërim. Po veprimet e tyre janë...