Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Darka luksoze dhe festa për qentë e senatorëve, jeta e përditshme e presidentit Trump dhe anëtarëve të Kongresit gjatë mbylljes së qeverisë
Në ditën e 15-të të mbylljes së qeverisë amerikane, politikanët e Uashingtonit duket se nuk janë prekur shumë. Ndërsa dhjetëra mijëra punonjës janë pezulluar ose pushuar nga puna, politikanët po vazhdojnë ngjarjet e tyre shoqërore si zakonisht nga festat me qen deri te darkat luksoze në Shtëpinë e Bardhë. Sipas një raporti nga NBC News, të mërkurën, brenda Kapitolit, dhjetëra ndihmës të Kongresit u mblodhën për t’i uruar qenit të senatorit republikan Jim Justice një “ditëlindje të lumtur”. Bulldogu i tij festoi ditëlindjen e tij të gjashtë nën një hark tullumbacesh, duke mbajtur një kapelë rozë dhe të bardhë, ndërsa të ftuarit shijuan ëmbëlsira me fytyrën e qenit. Babydog had the time of her life today! Thank you to all the incredible folks who showed...