Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

Është ora 8:00 e mëngjesit dhe trafiku tek Unaza e Madhe në drejtim të TEG-ut lëviz me ritmin e zakonshëm. Por qetësia prishet brenda pak sekondash. Nga një hapje e improvizuar në bordurën anësore, del papritur një kamion me ngarkesë inertesh dhe futet në Unazën e Madhe, pa asnjë paralajmërim e pa korsi përshpejtimi. Në një çast, rruga e shpallur si “autostradë moderne” kthehet në skenë paniku: shoferët që udhëtojnë me 90 km/h frenojnë me forcë, dritat emergjente ndizen e fiken, një makinë devijon në korsinë tjetër për ta shmangur përplasjen. Rruga që kushtoi 433 milionë euro dhe që në letra cilësohet si “autostradë”, në terren ofron pamje të një aksidenti të pashmangshëm. Dhe ajo që e bën situatën më alarmante, është fakti se ky...