Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë
Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe njësitë tregtare, ku çmimet do të arrijnë deri në 200,000 lekë për m². Ndryshimet pritet të shoqërohen edhe me një rritje të vlerës së taksës së pronës, veçanërisht në zonat më të lakmuara, si ato bregdetare. Për pedagogen Merita Toska, kjo reflekton një diferencë që ekziston në kërkesën për prona në territore të ndryshme të vendit. “Nëse ne shikojmë Tiranën, Durrësin, Vlorën, ka një kërkesë që duket të jetë e pandalshme, ndërkohë në bashkitë e tjera, sidomos ato periferike, është shumë e ulët,” tha pedagogia. Ndryshimet e reja parashikojnë rritjen e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119. “Unë këtë do ta shikoja si rritje të saktësisë në vlerësimin...