Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Syri i Kaltër mirëpret vizitorë edhe në vjeshtë, uji kristal dhe ngjyrat e natyrës tërheqin turistët
Edhe në ditët e vjeshtës, Parku Natyror i “Syrit të Kaltër” vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituar në jug të vendit. Bukuria e ujit kristal, gjelbërimi përreth dhe qetësia që ofron natyra, tërheqin dhjetëra vizitorë vendas e të huaj çdo ditë. Edhe pse temperaturat kanë rënë, turistët nuk hezitojnë të shijojnë shëtitjet përgjatë rrugicave të parkut dhe të bëjnë foto pranë burimit magjik. Shumë prej tyre e cilësojnë Syrin e Kaltër si “një mrekulli të natyrës që nuk humbet bukurinë në asnjë stinë të vitit. “E kam parë shumë herë në foto, por nga afër është diçka krejt ndryshe. Uji është aq i pastër dhe ngjyrat ndryshojnë sipas dritës, sa duket sikur po sheh një pikturë. Është një vend që të qetëson...