Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, dënohet me dy muaj burgim
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull në rastin që turpëroi FBI-në, por po ashtu hodhi dritë të re mbi Oleg Deripaskën, një miliarder të lidhur me Kremlinin i cili prej kohësh ka qenë në shënjestër të FBI-së. Në dokumentin përfundimtar të gjykatës, prokurorët amerikanë argumentuan se Shestakov, 71 vjeç, që ka punuar si përkthyes i autorizuar në një gjykatë federale pasi mori shtetësinë amerikane më 2013, ishte i vetëdijshëm se ishte vepër penale të gënjente agjentët...