Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

Kryeministria ka shpallur procedurën e hapur për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtuesve të këtij institucioni. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 30-ditore. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurrim duhet të jenë persona që u përkasin pakicave kombëtare, të kenë kontribute të spikatura në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të kenë një përvojë pune jo më pak se 10 vjet në këtë fushë. Aplikuesit duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh që përfshijnë kërkesën për aplikim, dëshmitë e eksperiencës profesionale, rekomandime nga shoqata të regjistruara...