Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Itali, vritet me thikë i riu shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Perugias në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën gjatë natës pasi u plagos me thikë në gjoks, në parkingun e Fakultetit të Ekonomisë. I riu i vrarë është një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, gjeneralitetet e të cilit nuk janë bërë ende me dije nga mediat italiane. Sulmi ndodhi në parkingun e Fakultetit të Ekonomisë. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga autoritetet, zënka që kulmoi me goditjen me thikë fillimisht ka nisur brenda një lokali që ndodhet pas universitetit. Policia po punon për identifikimin e autorit, i cili sipas mediave lokale, është një i ri, që për momentin mbetet i paidentifikuar. Agjentët e Skuadrës Mobile kanë marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë për...