Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar ashpër ndaj promovimit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, duke e akuzuar atë për konflikt të rëndë interesi dhe përfitim nga fondet publike gjatë kohës që mbante detyrë zyrtare në këtë bashki. Reagimi i Vangjelit vjen pas deklaratës së ministrit Andis Salla, i cili e cilësoi Dokën si “njeriun e duhur” për zhvillimin e Cërrikut. Zëdhënësja e PD-së solli fakte konkrete që, sipas saj, tregojnë përfitime private të Dokës ndërsa shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, detyrë që e mbante paralelisht me pronësinë e kompanisë familjare. Kontrata Publike Për Kompaninë ‘Melius’ shpk: Kompania ‘Melius’ shpk, në pronësi të z. Doka, e regjistruar në vitin 2022, është kontraktuar nga Bashkia...