Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

Ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji në luftë me vdekjen 22-vjeçari Fadil Bodoj, nga Dukati i Vlorës, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak pas mesnatës së 6 shtatorit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka tronditur familjen dhe miqtë e të riut, të cilët do t’i japin këtë të shtunë lamtumirën e fundit. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të 6 shtatorit në aksin Orikum–Himarë, ku dy automjete janë përplasur frontal. Automjeti tip “Audi”, me drejtues 22-vjeçarin Fadil Bodoj u përplas me automjetin tip “Fiat”, që drejtohej nga Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë...